“Sindroma TikTok” – Ekspertët ngrenë alarmin për videot me “trimëri të tepruar”
Sindroma e TikTok duket se është përhapur masivisht dhe po vijon të përhapet, veçanërisht nëpërmjet videove që bëhen virale. Më së fundmi, ekspertët kanë përhapur alarmin për një video e cila përfshin maskën me “dyllë të nxehtë”, ku “TikTok-ërsat” e aplikojnë në të gjithë fytyrën, qafën, veshët dhe hundën.
Një berber ka nxitur viralitetin e kësaj videoje, duke shpërndarë shembuj dhe duke thënë se kjo maskë është e shëndetshme. Por, Shoqata Britanike e Dermatologëve (BAD) tha se përpjekja për depilim brenda hundës ose veshëve nuk rekomandohet. Nga ana tjetër, një specialist i lëkurës me qendër në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur gjithashtu shqetësime për sigurinë në lidhje me rrezikun e frymëmarrjes së penguar.
Ekspertët propozojnë që TikTok, duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i përmbahet politikave të tij ose t’i përmirësojë ato, duke paralajmëruar dhe rekomanduar për rrezikun e kësaj praktike, apo praktikave të ngjashme.
Burimi origjinal: BBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.