Singapori miraton “pulat e laboratorit” – Industria e mishit alternativ mund të vlejë 140 miliardë dollarë
Singapori ka dhënë miratimin ligjor për “mishin e pastër” që nuk vjen nga kafshët e therura. Vendimi është në të njëjtën vijë mendimi me atë të startup-it të bazuar në San Francisco, “Eat Just”, për të shitur mish pule të rritur në laborator.
Mishi fillimisht do të përdoret në copa, por kompania nuk ka dhënë detaje se kur do të jetë i disponueshëm. Kërkesa për alternativa ndaj mishit të rregullt është rritur për shkak të shqetësimeve të konsumatorëve për shëndetin, mirëqenien e kafshëve dhe mjedisit.
Sipas Barclays, tregu alternativ i mishit mund të jetë me vlerë 140 miliardë dollarë brenda dekadës së ardhshme, ose rreth 10% e industrisë globale të mishit.
Alternativat e mishit me bazë bimore si “Beyond Meat” dhe “Impossible Foods” gjenden gjithnjë e më shumë në raftet e supermarketeve dhe menutë e restoranteve.
Por, produkti i startup-it “Eat Just” është i ndryshëm sepse nuk është i bazuar në bimë, por në vend të kësaj, është rritur nga qelizat e muskujve të kafshëve, në një laborator.
Burimi origjinal: BBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.