Sipas studimeve, pagjumësia shkakton probleme të zemrës
Njerëzit që kanë probleme me gjumin mund të jenë më të rrezikuar nga zhvillimi i problemeve kardiovaskulare, tregojnë studimet. Shkencëtarët kanë zbuluar që njerëzit që janë të predispozuar gjenetikisht ndaj pagjumësisë kanë një rrezik më të madh të keqfunksionimit të zemrës, atakut kardiak dhe sëmundjes së arterieve koronare.
‘’Nëse mund të përmirësojmë cilësinë e gjumit ose të zvogëlojmë shqetësimet lidhur me të, ndihmon që të mund të shmangim rrezikun e një goditjeje në tru,” tha Prof Hugh Markus, bashkëautor i studimit nga Universiteti i Kembrixhit.
Duke shkruar në revistën Circulation, studiuesit nga Britania e Madhe dhe Suedia raportojnë se si e shfrytëzuan këtë qasje duke u bazuar në informacionin shëndetësor dhe gjenetik brenda një game të dhënash të mëdha. Për secilën gjendje kardiovaskulare, u ekzaminuan të dhënat nga qindra mijëra individë. Për hetime mbi dështimin e zemrës, ekipi përdori të dhëna nga pothuajse 400,000 pjesëmarrës, në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky studim sugjeron që njerëzit, përbërja gjenetike e të cilëve i predispozon ata për pagjumësi, gjithashtu kanë një rrezik paksa të rritur të sëmundjes koronare të zemrës. Nëse kjo lidhje vërtetohet në hulumtime të mëtutjeshme, mund të hapë rrugën për mënyra më të sakta të uljes së rrezikut të sëmundjes së zemrës tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.