Sipërmarrësi brazilian krijon një makinetë kafeje që funksionon me Bitcoin
Ricardo Reis, një sipërmarrës brazilian ka krijuar kohët e fundit një makinetë kafeje që funksionon me bitcoin. E gjitha kjo, për të treguar potencialin e gjerë të kriptovalutës, tashmë të përdorimit të saj si një para “e programueshme”.
Videoja e makinerisë së kafesë fillimisht u shpërnda në një grup të BTC në Facebook, dhe më pas u be virale në rrjetet sociale.
Siç tregohet në video, makineta ka një kod QR, me të cilët përdoruesit mund të paguajnë me bitcoin për të marrë një kafe. Fillimisht bëhet pagesa, dhe më pas aktivizohet makineria për të bërë kafen.
Makineria në vetvete nuk përdor teknologjinë Lightning Network (LN), megjithatë Reis vuri në dukje se së shpejti ka në plan të krijojë një të tillë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.