Sipërmarrjet teknologjike, përfundon me sukses programi i qendrës britaniko-shqiptare
Qendra Teknologjike Shqipëri-Mbretëri e bashkuar përfundoi me sukses fazën pilot të programit që mbështet sipërmarrjet e reja start-up në këtë fushë.
Pjesëmarrës në këtë event ishte edhe ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, i cili përgëzoi gjashtë finalistët dhe diskutoi dëshirën e qendrës për të mbështetur sektorin digjital në Shqipëri.
“Shqipëria ka një popullatë të re dinamike dhe që flet anglisht, çka e bën të përfitojë nga iniciativa të tilla”, tha Norman.
Programi nisi në Gusht të vitit 2017 dhe ftoi sipërmarrësit më të mirë të teknologjisë në Shqipëri për të nisur një ekosistem në vend për kompanitë e reja që duan të zhvillohen në këtë fushë.
Modeli mbi të cilin bazohet qendra është ai i qendrës teknologjike Britani-Izrael. Drejtuesi i kësaj qendre, Haim Shani, foli në event mbi mënyrat që qytetet kanë për të përfituar nga një ekosistem i qëndrueshëm start-up-esh dhe nxiti sipërmarrësit e rinj shqiptarë të marrin pjesë në program.
Bazuar në modelin Britani-Izrael, qendra në Tiranë ndoqi një program me tre hapa, i cili përfshinte një seri ëorkshopesh 8-javor mbi aksesin në treg, një program të detajuar të forcimit të bizneseve vendase digjitale, si dhe zhvillimin e një vizite të delegacionit me sipërmarrësit më të mirë të programit në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar investitorë, partnerë dhe klientë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.