Sistemi i pagesave të menjëhershme – BE planifikon rregulla të reja për të përshpejtuar procesin
Komisioni Europian po shqyrton rregulla të reja për të përshpejtuar marrjen e një sistemi të pagesave të pagesave të menjëhershme, një iniciativë e nisur vitin e kaluar nga Bank Qendrore Europiane.
Sistemi i BERZH-it për Pagesat e Menjëhershme (TIPS) do t’i lejojë njerëzit dhe kompanitë në Europë të transferojë pagesa në euro për njëri-tjetrin brenda disa sekondave, pavarësisht orarit të hapjes së bankave të tyre. Kjo është parë si një sfidë e drejtpërdrejtë për gjigandët e SHBA-së, si PayPal, Google, Facebook dhe Amazon si dhe ato kineze si Alibaba e Tencent që aktualisht mbizotërojnë shërbime të tilla në Europë.
Por, duke qenë se bankat europiane deri më tani kanë qenë të ngadalta në këtë drejtim, Komisioni Europian po studion masat reja të mundshme për të mundësuar lehtësimin e tij.
“Ne po reflektojmë nëse do të ishte e nevojshme një shtytje më e fortë rregullatorë për të përshpejtuar këtë proces. Në pak vite, ne duam që Europa të vendosë standarde të reja globale për teknologjinë e pagesave“, tha nënkryetari i Komisionit të BE-së, përgjegjës për shërbimet financiare Valdi Dombrovskis në një konferencë në Bruksel.
Firmat amerikane Visa dhe Mastercard aktualisht dominojnë tregun europian për pagesat me karta.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.