Situata dhe masat ndaj zjarreve/Emergjencat Civile: Në 24 orët e fundit, 9 vatra zjarri
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 9 vatra zjarri në disa qarqe si Dibër, Vlorë, Elbasan Berat Durrës dhe Tiranë. Drejtoria e emergjencave civile bënë më dije se qarku më problematik gjatë orëve të fundit ka qenë Vlora dhe Dibra.
Në fshatin Dukat të Vlorës si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 60 ha me shkurre ndërsa në Dibër, në vendin e quajtur “Gurra e Sllatinës” në fshatin Sllatinë zjarr dogji një sipërfaqe rreth 20 ha me pemë pishe.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar punonjës zjarrfikës, automjete zjarrfikëse, personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile bëjnë me dije se janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin teksa pritet edhe gjatë orëve të ardhshme që temperaturat të jenë të larta deri në 38°C.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.