Situata e akseve kryesore kombëtare – ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me goma dimri ose zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se edhe pse në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe se kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH apelon të gjithë̈ drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë̈, të reduktojnë̈ shpejtësinë̈, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Sipas njoftimit situata e akeseve kombëtare aktualisht është si më poshtë:
RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
RAJONI QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri: Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.