Situata e përmbytjeve në Shkodër – Basha: Mosshpallja e emergjencës nga Rama, përgjegjësi penale
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar zonat e përmbytura në Shkodër në shoqërinë e Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë së këtij qyteti. Ai ka komentuar situatën e përmbytjeve që sipas tij, po përkeqësohet, dhe ka ngarkuar Kryeministrin Edi Rama me përgjegjësi penale për mosshpalljen e situatës së emergjencës civile.
Më herët takime me banorët e përmbytur të zonës kishin kryer Ministrat Ditmir Bushati dhe Olta Xhaçka. Gjatë inspektimit të situatës në Dajç, Ministrat theksuan se institucionet shtetërore po mbikëqyrin nga afër situatën dhe se janë marrë masat për të siguruar jetët e banorëve dhe gjësë së gjallë.
Situata në Shkodër ka ardhur në përkeqësim, me 1000 familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.