Situata energjetike gjatë 2019-ës – ERE: U shënua importi më i lartë në 10 vitet e fundit, humbjet e energjisë u ulën
Viti 2019 shënoi një ndër vitet me importin më të lartë të energjisë elektrike gjatë 10 viteve të fundit. Konstatimi vjen në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në dokument saktësohet se kjo situatë erdhi si pasojë e thatësirës, duke nxjerrë edhe një herë në pah nevojën për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pavarësisht faktit se gjatë 2019-ës pati një rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike.
Sipas ERE-s gjatë 2019-ës, kanë prodhuar 23 mijë MËH energji elektrike 8 centrale fotovoltaikë, me fuqi totale të instaluar prej rreth 15 MË, teksa në vitin 2018 operonte vetëm centrali diellor i Ujësjellësit të Korçës për plotësimin e nevojave të veta. Gjithashtu, sipas ERE-s prodhimi i përgjithshëm i vendit ka qenë në nivelin 5.2 Twh, me një ulje prej rreth 40% krahasuar me vitin 2018, ndërkohë që importi i energjisë elektrike ka qënë 2.4 TWh. Rreth 57% e këtij prodhimi është prodhuar nga Shoqëria Publike e gjenerimit, ndërsa pjesa tjetër prej 43% nga centralet private koncesionare ose jo. Në fakt, sektorit privat të prodhimit të energjisë, gjatë vitit 2019 iu shtuan 36 centrale, me një fuqi totale të instaluar prej 74.3 MW dhe me një prodhim të përgjithshëm prej 83,158 MËh. Por, viti 2019 nuk ishte pozitiv edhe për të gjithë bizneset që u furnizuar nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë elektirke, si pasojë e mosdaljes në treg të lirë energjie, duke qenë se çmimi me të cilin e siguruar energjinë u shënua në vlerën mesatare pre 14.17 lekë/këh apo 17% më shtrenjtë se një vit më parë. Përmirësim gjatë 2019-ës pati treguesi i humbjeve të energjisë në sistemin e shpërndarjes, duke u ulur nga 23.96% që ishtë në 2018-ën, në 21.79%.
PRODHIMI I ENERGJISË
2018 8552 GWH
2019 5206 GWH
PRODHUESIT E ENERGJISË GJATË 2019
57% KESH
43% CENTRALE PRIVATE/KONCESIONARE
HUMBJET E ENERGJISË NË RRJET
2018 23.96%
2019 21.79%
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.