Situata epidemiologjike në 24 orët e fundit: 2 persona ndërrojnë jetën, 156 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e përditshme të të dhënave epidemiologjike, konfirmoi sot numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 156 nga 870 teste të kryera.
Gjithashtu sipas njoftimit të ministrisë, raportohet se kanë humbur jetën 2 pacientë në dy spitalet COVID, duke e çuar numrin e viktimave në vend në 324 persona. Viktimat janë një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.
COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)
Testime totale 71280
Raste pozitive 10860
Raste të shëruara 6346
Raste Aktive 4190
Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.