Situata epidemiologjike / Një qytetar humb jetën në 24 orët e fundit
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.
Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.