Situata epidemiologjike / Ulen rastet e reja, një humbje jete në 24 orët e fundit
Shifrat e rasteve me koronavirus ne vend kane pësuar ulje. Sipas MSH-se ne 24 orët e fundit janë regjistruar 69 raste të reja dhe 1 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.