Situata në Theth-Bogë dhe Bajram Curri-Fierzë si pasojë e shiut dhe e dëborës – ARRSH informon mbi gjendjen
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në segmentin rrugor Qafë Thorre-Bogë-Theth kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po kryejnë pastrimi si dhe trajtimi me kripë.
Ndërkohë në aksin Bajram Curri-Fierzë km 10 si pasojë e shiut të dendur ka pasur prurje të shumta në trup të rrugës dhe sipas ARRSH kontraktori menjëherë ka bërë devijimin e prurjeve dhe po pastron rrugën nga inertet, qarkullimi i mjeteve bëhet pa pengesa.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.