Situata nga moti i keq- Reshjet e shiut, përmbytje e probleme me furnizimin me ujë e energji
Pas tërmetit me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që nuk ka munguar as vërshimi i ujit në banesa, kryesisht në zonat informale të Tiranës. Banorët thonë se të gjithë orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake janë dëmtuar. Ata kërkojnë ndihmë nga ana e strukturave shtetërore, për mbulimin e dëmeve.
Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raportin se të gjithë akset nacionale qarkullimi kryhet normalisht. Por, nuk kanë mungura problemet në ujësjellësat e disa qyteteve. Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë së martës do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona për shkak të turbullirës në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.
Probleme serioze raportohen edhe në ujësjellësin e Vorës,Fushë Kuqes, Fushë Krujë –Maminas dhe në Shijak. Sa i takon furnizimit me energji elektrike, rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrësi dhe Burreli. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, ujë në kabina, etj.
Në Portet detare nuk pasur problematika dhe puna ka vijuar normalisht. Ndërsa, në aeroportin “Nënë Tereza” ana infrastrukturore nuk ka pasur probleme serioze, por për shkak të motit të keq në TIA u vonuan me rreth 2 orë 8 fluturime ndërsa u anuluan 2 fluturime. Po për shkak të motit të keq janë devijuar edhe 6 fluturime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.