S’ka tërheqje nga “antishpifja” – Mazhoranca rrëzon dekretet e Metës edhe pas kërkesave të Komisionit Europian
Paketa e ashtuquajtur anti-shpifje nga qeveria tashmë nuk ka asnjë pengesë për të hyrë në fuqi. Komisioni i Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik rrëzoi dekretin e dytë të Metës, që kërkonte rishikimin e ligjit “Për mediat audiovizive”, ndonëse gjatë diskutimeve u risoll në vëmendje kërkesa e Komisionit Europian për rishikimin e tij.
Mbledhja u shoqërua me debate mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryetares së komisionit, Fatjona Dhimitri, e cila akuzoi ministren se po gënjen në drejtim me qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare.
Një ditë më parë edhe Komisioni i Veprimtarive Prodhuese rrëzoi dekretin e Metës për rishikimin e ligjit ‘Për komunikimet elektronike e Postare”, duke lënë të pandryshuar variantet e miratuara më herët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.