S’ka vetting në politikë – Parlamenti rrëzon draftin e Partisë Demokratike
Parlamenti ka rrëzuar draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë. Pavarësisht kthimit të opozitës në Kuvend, pas një bojkoti prej 6 muajsh, maxhoranca votoi me 74 vota kundër këtij projektligji. Ndërkohë pro ishin 52 vota. Seanca prej rreth 7 orësh u shoqërua me debate.
Përpara votimit, kreu i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vettingut për politikanët. Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi.
Kryedemokrati madje tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vettingun e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.