Skeda – Situata financiare e sektorit elektroenergjetik dhe bilanci i kompanive shtetërore për 2016
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri bashkë me administratorët e OSHEE-së, KESH-it dhe OST-së realizuan një bashkëbisedim me gazetarët referuar treguesve të sektorit elektroenergjitik për vitin 2016.
Por cili është bilanci zyrtar i sektorit?
-Gjatë tre viteve të fundit janë paguar 23 miliard lekë si tatime dhe taksa
-135 milion euro, ndikimi indirekt në buxhet përmes reduktimit të mbështetjes buxhetore
-Gjatë 2016, niveli i humbjeve në rrjet u reduktua në shifrën 28.04%
-Totali i arkëtimeve për vitin 2016 përfshirë edhe kamatat arrin në 93.8%.
Bilancet e kompanive
-Korporata Elektroenergjitike Shqiptare paraqitet me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliard lekësh
-Rezultati ekonomik vjetor për OSHEE-në u mbyll pozitiv me 11.5 miliard lekë
-Operatori i Sistemit të Transmetimit me bilanc 1 miliard lekë.
-Në tre vitet e fundit, KESH, OST dhe OSHEE kanë investuar në sektor një shumë prej 45.6 miliard lekësh ndërsa për vitin 2017 plani i investimit arrin në 24 miliard lekë.
-Detyrimet e të tretëve ndaj OSHEE-së, pra rikuperimi i gjendjes së debisë përfshirë kamatat ka ardhur në rënie. Nëse në vitin 2013 ato ishin 117.8 miliard lekë, në vitin e fundit u mbyllën me 105.2 miliard lekë.
-Borxhi i OSHEE-së ndaj KESH, OST dhe palëve të tjera të treta nga 99.9 miliard lekë që ishte në vitin 2013 është ulur tashmë në 93.6 miliard lekë.
-Importi i energjisë është reduktuar në 61 milion euro
-KESH shpenzoi 12 milion euro më pak për blerje energjie nga importi krahasuar me vitin 2015 dhe 34 milion euro më pak se mesatarja e 5 viteve të fundi.
-Korporata Elektroenergjitike rriti gjithashtu me 22 milion euro të ardhurat nga eksporti krahasuar me 2015 dhe 41 milion euro krahasuar me mesataren e 5 viteve të fundit.
-Normat e interesit të KESH-it për stokun e borxhit të trashëguar u ulën nga 6.58 % që ishte në 2013 tashmë në 3.94%.
-Referuar përfituesve të skemave lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura, deri më tani kanë përfituar 332 000 abonentë nga reduktimi deri në zerim të plotë të kamatëvonesës. Vlera e përfituar prej tyre deri më tani është 147 milion USD për periudhën 2014-2016.
-Deri në Qershor 2017 pritet të përfitojnë edhe 68000 abonentë duke e çuar shumën totale të detyrimeve të falura në 230 milion USD.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.