Skema e ndihmës ekonomike – Basha vijon mbështetjen për 20 mijë familjet e përjashtuara
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon vizitat në familjet që janë përjashtuar nga ndihma ekonomik.
Sipas Bashës qeveria do të mund të paguante ndihmë ekonomike jo vetëm për 20 mijë familjet e përjashtuara nga skema por për 47 mijë familje me lekët që po jep për inceneratorët.
“Jo 20 mijë që ka hequr, por 47 mijë familje mund të paguhen në qoftë se lekët e shtetit nuk i çon për inceneratorët privatë të Arben Ahmetaj, që do të thotë se i çon tek xhepat e Arben Ahmetajt dhe tek xhepat e vet”- tha Basha.
Referuar ndihmës ekonomike Partia Demokratike e konsideron situatën një emergjencë kombëtare dhe ka thirrur në një interpelancë kryeministrin Rama. Kjo interpelancë do të zhvillohet më 15 mars.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.