Mbi 980 mln lekë më shumë për skemat e mbështetjes së fermerëve – Peleshi: Kriteret do të miratohen brenda vitit
U zhvillua sot takimi i dytë sektorial për bujqësinë me temë “Buxheti dhe Paketa fiskale 2018”.
Ministri i Bujqësisë Niko Pelshi u ndal kryesisht te skemat e mbështetjes së fermerëve, si dhe te formalizimi i sektorit. Ai tha se Buxheti 2018 ka një rritje 15 për qind ose 1.4 mld lekë dhe për skemat e mbështetjes do të lëvrohen rreth 980 mln lekë përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Peleshi njoftoi se në pranverën e vitit që vjen do vihet në jetë edhe programi me vlerë prej 93 milionë lekësh.
“Kjo është skema më e madhe e mbështetjes që ka pasur ndonjëherë vendi ynë,” tha Peleshi në fjalën e tij. Sipas tij, kriteret do të diskutohen dhe do të miratohen brenda këtij viti.
Ai shtoi më tej se prioritete të tjera do të lidhen me uljen e kostove të prodhimit apo përmirësimi i i standardeve, sepse sipas tij prodhimet tona nuk arrijnë dot standardet për tregjet evropiane dhe tregut vendas.
“Sa i përket skemës mbështetëse, brenda këtij viti do diskutojmë me qeverinë për kriteret në mënyrë që vitin e ardhshëm të nisim direkt me skemën, ”shtoi më tej Peleshi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.