Skemat mbështetëse në bujqësi, Peleshi: Rritje e buxhetit me 55%, shkon 2.6 mld lekë
Buxheti i skemave mbështetëse në bujqësi për vitin 2018 do të rritet me 55%, duke shkuar në 2.6 miliard lekë, nga 1.7 miliard lekë që ishte për këtë vit.
Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit, në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ministri, Niko Peleshi tha se kjo pjesë e buxhetit do të shpenzohet në 5 drejtime kryesore.
Duke u ndalur te siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit, si një prej sektorëve prioritarë Peleshi tha se buxheti është rritur me 270 milion lekë
Në total projekt-buxheti i vitit 2018 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është rritur me 15%, në krahasim me vitin 2017, ndërsa në total kap vlerën e 10.9 miliard lekëve.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.