Skemë e re e ndihmës ekonomike – Manastirliu: Kemi hequr disa kritere penalizuese
Qeveria ka rishikuar skemën e ndihmës ekonomike, duke hequr disa nga kriteret penalizuese për qytetarët. Tashmë edhe ata që disponojnë elektroshtëpiake, do të mund të përzgjidhen nga sistemi elektronik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi draftin, ndërsa theksoi se ata që mbeten jashtë skemës si pasojë e përllogaritjes, do të trajtohen nga bashkitë përkatëse.
Po ashtu, në rastet e abuzimeve, gjykata administrative është hallka e fundit për ankimim nga ana e qytetarëve.
Projektligji “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, ka si qëllim të përmirësojë skemën e ndihmës ekonomike, duke thjeshtuar procedurat e panevojshme për përfitimin e saj, si dhe të integrojë në tregun e punës personat me ndihmë ekonomike por që janë në kushte të favorshme për të punuar.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.