Skenari ‘brishtë’ i kredive të këqija – Bankat e mëdha të Kinës marrin masa
Katër nga bankat më të mëdha të Kinës, të kontrolluara nga shteti, paralajmëruan se kreditë e këqija mund të rriteshin dhe kufijtë e interesave do të tkurreshin në industrinë e gjerë, pasi tre prej tyre paraqitën rritjen më të dobët tremujore të fitimit në më shumë se dy vite.
Banka Qendrore dhe Tregtare e Kinës (ICBC) raportoi një fitim neto prej 58.05 miliardë juanë ose 8.63 miliardë dollarë për tremujorin e katërt. Kina Construction Bank Corp, huadhënësi i dytë më i madh i vendit, njoftoi për rënie prej 1 për qind në fitimin neto, rënia e parë tremujore që nga tremujori i tetorit deri në dhjetor 2015. Banka Qendrore e Kinës Ltd (AgBank), huadhënësi i tretë më i madh, gjithashtu shënoi një rënie prej 5.4 për qind në fitimin neto të tremujorit të katërt , rënia e saj e parë tremujore që nga viti 2015.
Ndërkohë që raportet e kredive me probleme (NPL) u ulën me 0.01 pikë përqindje në të gjitha bankat shtetërore të ashtuquajtura Big Four, të cilat përfshijnë gjithashtu Bankën e Kinës Ltd (BoC), huadhënësit rritën ndjeshëm masat për borxhin e keq të ardhshëm për të mbrojtur veten nga një ngadalësim në ekonominë e dytë më të madhe në botë . “Ne thellësisht mendojmë se është mjaft e vështirë për të ruajtur nivelin e ulët të kredive të këqija. Ekzistojnë faktorë të jashtëm, arsyet tona, problemet me shumë shtresa të qeverive lokale dhe presione të tjera” –tha Xu Yiming, shefi i financave të CCB.
Ekonomia e Kinës u rrit vitin e kaluar në ritmin më të ngadalshëm që nga viti 1990, pjesërisht për shkak të luftës tregtare dhe goditjes së Pekinit ndaj rreziqeve financiare, të cilat ngritën kostot e huamarrjes së korporatave. Për të nxitur rritjen, Pekini po i shtyn bankat të rritin ndjeshëm kreditimin e bizneseve të vogla së paku 30 për qind këtë vit, një lëvizje që disa analistë thonë se mund të përkeqësojë cilësinë e aseteve të ardhshme të bankave, pasi ata huamarrës janë më të rrezikuar dhe më të prekshëm ndaj ngadalësimeve.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.