Skrapar, prodhimi i paligjshëm i gurit dekorativ – Policia ndëshkon 3 shtetas
Policia e Shtetit ka njoftuar vijimin e punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për 3 shtetas nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar.
Policia ka njoftuar se shtetasit janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar.
Në njoftim thuhet se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.