Skype rrit mundësitë për përdoruesit e saj – Shton në platformë TripAdvisor dhe StubHub
Skype tashmë është bashkuar me TripAdviser dhe ju mund të dërgoni plane udhëtimi dhe këshilla direkt nga aplikacioni pa dalë jashtë tij.
Në të njëjtën kohë është integruar edhe StubHub që është një platformë për bileta eventesh sportive dhe koncertesh që ju lejon të shfletoni dhe shpërndani evente të ndryshme.
Aktivizimi i këtyre opsioneve, mjafton të klikohet tek butoni me shenjën plus dhe të shtohen TripAdvisor apo StubHub në listën e të preferuarve.
Ju mund të kërkoni hotele, restorante dhe destinacione të ndryshme e më pas t’i shpërndani ato edhe me miqtë tuaj.
Për dikë që e përdor shumë Skype-n këto karakteristika duken mjaft të rëndësishme. E njëjta gjë ndodh edhe me StubHub ku mund të kërkohen lehtësisht ndeshje sportive dhe koncerte dhe të diskutohen mes miqve.
Ndryshimet që Aplikacioni Skype bëri vitin e kaluar i ka dhënë përdoruesve më shumë hapësirë dhe mundësi.
Opsionet e reja janë të disponueshme për Mac dhe Windows 10, por janë gjithashtu të disponueshme edhe për versionet e fundit të iOS dhe Android.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.