Sllovakia urdhëron karantinë 2-javore – Infeksionet dalin jashtë kontrollit. Norma e vaksinimit, në vetëm 43%
Sllovakia do të nisë një karantinë 2-javore këtë javë, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 kanë dalë jashtë kontrollit, sipas ministrit të ekonomisë Richard Sulik. Duke folur pas një takimi të kabinetit, Sulik tha se të gjithë restorantet deh dyqanet do mbyllen për 14 ditë, përveç dyqaneve të nevojshme si ushqimoret dhe farmacitë. “Ne shpresojmë të gjithë se situata do përmirësohet deri më atëherë. Do ta vlerësojmë përsëri pas 10 ditësh”- tha ai.
Sllovakia, së bashku me vende të tjera të Europës Qendrore, përfshirë Çekinë fqinje dhe Asutrinë, po mbajnë pjesën më të madhe të barrës së valës së katërt të infeksioneve. Austria këtë javë hyri në karantinë të plotë kombëtare dhe ësthë bërë vendi i parë demokratik në Perëndim që bën vaksinimin e detyrueshëm për popullsinë e përgjithshme. Qeveria sllovake ka vendosur gjithashtu një gjendje të re të emergjencës për 90 ditë, që e fuqizon për të vendosur shtetrrethimin. Sllovakët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në dyqane bazike, në punë, për ecje në park apo të vizitojnë doktorrin dhe shkojnë në spital.
Përveç kësaj, nga java e ardhshme, vetëm punonjësit e vaksinuar dhe ata që janë shëruar nga Covid në 6 muajt e fundit do të mund të shkojnë në punë. Të tjerët do të duhet të testohen çdo 7 ditë. Lajmërimi vjen pas 10,315 rastesh të reja në 24 orët e fundit, që është rekord që kur nisi pandemia. Numri total i infeksioneve në vendin me 5.5 milionë banorë, arrin në një total prej rreth 1.1milionë.
Numri i njerëzve të shtruar në spital me Covid ka arritur në 3,200, që autoritetet e kanë quajtur një limit kritik. Më herët, një konsorcium i ekspertëve të shëndetësisë bënë thirrje për një karantinë 3-javore dhe për shkollat që të mbyllen, gjë që qeveria e refuzoi. “Situata epidemike në Sllovaki është kritike dhe po arrin një nivel të krizës humanitare. Vdekshmëria nga Covid është më e lartë se gjatë majës së valës së dytë”- deklaruan ekspertët. Arsyeja kryesore për numrin e lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në Sllovaki, është norma e ulët e vaksinimit. Vetëm 43% e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave, krahasuar me mesataren e BE prej 67%.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.