Snapchat: Ulen përdoruesit, por rriten të ardhurat
Gjatë tremujorit të dytë të vitit Snapchat ka pësuar një rënie të numrit të tij të përdoruesve , një gabim që i atribuohet krijimit të një aplikacioni nga ana e kompanisë. Megjithatë, të ardhurat e saj u rritën me 44% në krahasim me vitin e kaluar.
Snap, të martën njoftoi 262 milion dollarë të ardhura gjatë tre muajve që përfundojnë në qershor. Gjithashtu, ai regjistroi një humbje më të vogël për aksion, krahasuar me atë të parashikuar nga analistët.
Të ardhurat e marra nga përdorimi i përditshëm i Snapchat ranë për herë të parë. Aplikacioni humbi 3 milionë përdorues të përditshëm, një rënie prej 2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kompania njoftoi për humbjen e 188 milionë përdoruesve aktivë të përditshëm, duke pakësuar pritshmëritë e analistëve që parashikonin humbjen e 193 milionë përdoruesve.
Ulja e numrit të përdoruesve erdhi pasi Snapchat u përball me konkurrencë në rritje nga Instagram. Kjo platformë, në pronësi të Facebook, njoftoi kohët e fundit se më shumë se 400 milionë njerëz përdorin opsionin e saj të famshëm “Story”, çdo ditë për të postuar foto dhe video që zhduken pas 24 orësh.
“Ka përafërsisht gjashtë muaj që ne kemi bërë gjerësisht ridizenjimin e aplikacionit tonë dhe kemi punuar shumë për të përmirësuar Snapchat, bazuar në reagimet e komunitetit tonë”, tha CEO i Evan Spiegel në një telefonatë me investitorë.
Snap u shpreh se përdorimi i tij nga njerëzit mbi 35 vjeç është rritur me më shumë se 8% që nga ridizenjimi i aplikacionit në fillim të këtij viti.
Snapchat ka përjetuar një varg rënieje pas raporteve të dobëta të të ardhurave që prej muajit mars të vitit 2017. Aksionet e Snap u tregtua me vetëm 13 dollarë për aksion para raportit të martën pasdite, më poshtë se 52 javët më parë ku është tregtuar me 21.22 dollarë aksioni.
Kompania u mundua që të bënte një ridizejnim të opsionit që u kritikua gjerësisht nga përdoruesit. Ridizejnimi kishte për qëllim të tërhiqte përdoruesit e rinj, duke adresuar shqetësimet rreth rritjes së publikut dhe kritikave që aplikacioni nuk ishte i lehtë për t’u përdorur.
Rrjete të tjera të mediave sociale si Facebook (FB) dhe Twitter (TWTR) kohët e fundit kanë raportuar të ardhura zhgënjyese. Facebook pësoi humbjen e vetme më të madhe në historinë e tregut të aksioneve pas raportit të saj të të ardhurave.
Të martën, Princi Alwaleed bin Talal tha gjithashtu se ai mori një aksion prej 2.3 për qind në Snapchat. Ai bëri investimin prej 250 milionë dollarësh më 25 maj.
s.g/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.