Sot betimi i Presidentit të ri Ilir Meta, detajet e ceremonisë
Parlamenti mblidhet sot në orën 18:00 në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit të ri Ilir Meta.
Në këtë seancë do të marrin pjesë deputetët e legjislaturës ekzistuese (2013-2017) dhe jo parlamentarët e rinj të zgjedhjeve të 23 qershorit 2017. Seanca pritet të drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj dhe pas formulës së betimit, kreu i ri i shtetit do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Pas seancës, kreu i ri i shtetit do t’i drejtohet godinës së Presidencës ku zhvillohet pjesa e dytë e ceremonisë. Në ceremoninë e parashikuar në 19:00 do të bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual Bujar Nishani. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit e përfaqësuesit e trupit diplomatik.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese do t’i dorëzojë kreut të ri të shtetit në mënyrë simbolike Kushtetutën e vendit. edhe në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, kreu i ri i shtetit Meta pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.