Sovranistët kundër federalistëve – Shifrat që ndajnë Europën
Zgjedhjet europiane të 26 majit janë një derbi politik-ekonomik midis dy koncepteve të BE-së: federalistët që nxisin për integrim më të madh kontinental dhe sovranistët që synojnë t’i adaptojnë vendimet e Brukselit ndaj nevojave “të veçanta” të shteteve të ndryshme anëtare.
Në çfarë ndryshon jeta e përditshme e një qytetari italian me atë të një francezi, gjermani apo holandezi? Disa statistika ndihmojnë për të dhënë një përgjigje, natyrisht jo definitive. Puna, për shembull. Çfarë, gjithnjë e më shumë të rinj të lindur në vendet e Evropës Jugore, po kërkojnë jashtë kufijve kombëtarë. Megjithëse mesatarja kontinentale tregon se numri i njerëzve të papunë nën moshën 25 vjeç është zvogëluar krahasuar me një vit më parë, Gjermania ka papunësinë më të ulët të të rinjve në Europë, ndërsa në Greqi, Itali dhe Spanjë numri i tyre vazhdon të mbetet shumë i lartë.
Evropa e numrave është e prishur, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Të ardhurat në Itali kanë mbetur të palëvizshme që prej viteve nëntëdhjetë, i vetmi vend mes 28 vendeve të tjera të BE-së. Në Gjermani, ndërkohë, të ardhurat kanë shënuar rritje krahasuar me vitin 2008 të krizës së madhe, njësoj si Franca.
Taksimi mesatar për çdo vend dhe evazioni fiskal, dy aspekte që kanë një korrelacion: siç e shpjegon artikulli në Infodata, sa më i madh presioni, aq më i lartë është evazioni. Në historinë tonë vizuale të Europës ekzistojnë edhe destinacionet më të mira për startups, pra për të nisur një biznes të ri në kushte më favorizuese, (për shembull, është më mirë të shkosh në Londër, Berlin ose Paris).
Pikërisht renditja e vendeve, ekonomitë e të cilëve po rriten më shpejt, është një studim i Komisionit Europian i cili përpiqet të zbulojë shkaqet që ushqejnë konsensusin kundrejt partive anti-europiane dhe/ose të ashtuquajtura populiste.
Burimi: Ilsole24ore
Përshtati: Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.