S&P rrit notën e Greqisë – Në B+, reflekton lehtësimin e borxhit të arritur me kreditorët
Agjencia Standard & Poor’s rriti vlerësimin e borxhit afat-gjatë të Greqisë, ndërkohë që sheh më pak rreziqe për shkak të lehtësimit të borxhi të dhënë nga kreditorët javën e kaluar.
Agjencia rriti vlerësimin e kreditit sovran të Greqisë në B+, nga B. Ministrat e Financave të Eurozonës zgjatën afatet e maturimit dhe faljen e interesave për një pjesë të madhe të kredive të Greqisë dhe ofruan para të re për vendin përpara daljes nga ndihmat në muajin Gusht.
“Kjo ka ulur ndjeshëm rreziqet që lidhen me shërbimin e borxhit në 2 vitet e ardhshme”, deklaroi S&P.
Moody’s, që e vlerëson Greqinë në B3+, deklaroi në nisje të javës se paketa e lehtësimit të borxhit e ofruar nga kreditorët ndërkombëtarë është pozitive për kreditin e vendit.
S&P deklaroi se sektori bankar ka bërë progres në reduktimin e barrës së madhe të kredive me probleme, gjë që do të mbështesë rritjen ekonomike.
Ndërkohë, agjencia e uli perspektivën për Greqinë në të qëndrueshme, nga pozitive.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.