“S&P” vlerëson Kinën – Mban notën në A+/A1, thekson ngadalësimin e rritjes së kreditit
Agjencia e vlerësimit të kreditit Standard & Poors, ruajti vlerësimin prej A+/A1 për Kinën, duke përmendur axhendën e reformave të Qeverisë, perspektivat për rritjen dhe kërkesën e fortë të jashtme. Sipas agjencisë, perspektiva për Kinën mbetet e ‘qëndrueshme’, pasi pritet të ruajë rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto dhe të përmirësojë performancën fiskale në 3 vitet e ardhshme.
“Ndryshimet e politikave kanë mbështetur frenimin e kreditit dhe reduktuar varësinë e ekonomisë nda investimeve publike. Nëse këto tendenca vazhdojnë, rreziqet ndaj ekonomisë kineze dhe stabilitetit financiar mund të reduktohen”, deklaroi Standard & Poors. Agjencia bëri të ditur se mund të rrisë vlerësimin për Kinën, nëse rritja e kreditit ngadalësohet mjaftueshëm, por mund ta zhvlerësojë nëse vendi lejon nxitjen e kreditimit.
S&P Global pret që rritja ekonomike në Kinë të vazhdojë e fortë, në sipër 6% të paktën deri në vitin 2020. Vitin e kaluar, Agjencia uli vlerësimin e borxhit sovran të Kinës, prej fryrjes së stokut të borxhit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.