SPAK “shkrin” Krimet e Rënda – Transferohen Donika Prela e prokurorët. Ambasada e SHBA-së videomesazh: Fundi i korrupsionit
Ngritja e SPAK, e cila do të konkretizohet më 19 dhjetorë me betimin e 8 anëtarëve të saj te Presidenti i republikës, ka nxjerrë jashtë loje prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në mbledhjen e paradites së të enjtes, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur edhe pozicionet ku do të caktohen përkohësisht prokurorët e apelit dhe shkallës së parë të Krimeve të Rënda.
KLP ka vendosur transferimin në rrethe një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas mbylljes dhe krijimit të SPAK-ut. Shefja e Krimeve të Rënda Donika Prela është caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, bashkë me 10 prokurorë të tjerë, mes tyre Besim, Hajdarmataj, Manjola Kajana por edhe Elisabeta Imeraj.
Më herët, ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka paralajmëruar ‘bosët e krimit’ dhe zyrtarët e korruptuar se ditëve kur ishin të paprekshëm po iu vjen fundi. Një javë nga ngritja e strukturës së posaçme antikorrupsion, përmes një videoje informuese Ambasada njofton se SHBA është e angazhuar që SPAK të funksionojë në mënyrë të pavarur edhe me një mbështetje financiare prej 2 milion dollarësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.