SPAK shpall tenderin për dy autovetura/ Fondi 15 milionë lekë. Modeli
Dy autovetura të modelit Berlina (Sedan) të vitit 2019 – 2020 do t’i shtohen Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe fondi i vënë në dispozicion është 15 milionë lekë. Tenderi do të qëndrojë i hapur deri në 4 dhjetor, ora 10:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.