SPAK shtohet me 2 anëtarë, miratohen emrat – Alfred Balla: Tani është në efiçencë gati të plotë: 17 prokurorë dhe 29 hetues të BKH-së
Që prej kësaj jave SPAK numëron 17 prokurorë të posaccëm kundër krimit e korrupsionit. Në radhët e Prokurorisë së Posaçme janë shtuar dy prokurorë të rinj, të cilët kanë kaluar me sukses procedurat ligjore për emërimin në këtë strukturë. Lajmi është bërë public nga numri dy I Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën me dije se dy prokurorët e rinj janë Elvin Gokaj e Alfred Shehu.
Tashmë Struktura e Posaçme Antikorrupsion pas 2 vitesh nga krijimi është në efiçencë gati të plotë: 17 prokurorë dhe 29 hetues të BKH-së. Pas 4 muajsh do shtohen dhe 31 hetues të tjerë të cilët janë në process, thekson Balla.
Numri përfundimtar i Prokurorëve të kësaj structure është 20 dhe priten në vijim 3 emrat e fundit.
Procesi I përzgjedhjes së anëtarëve të SPAK ka qenë i vështirë dhe i ngadalte, kryesisht për shkak se Kushtetuta përcakton që ccdo kandidat duhet të ketë kaluar me sukses sitën e Vetting-ut. Struktura e nisi punën me 8 anëtarë në fund të vitit 2019. Duhej pritur maji i vitit 2020 që struktura e posaçme antikorrupsion të plotësohej me tre anëtarë të rinj.
Numri prej 15 prokurorësh I përcaktuar me ligj u bë I mundur vetëm në verën e këtij viti, ndërkohë që SPAK kërkoi shtimin e numrit total të anëtarëve të tij në 20 për shkak të volumit të madh të punës.
Paralelisht SPAK ka kërkuar edhe heqjen e kufizimit të mandatit për prokurorët, I cili aktualisht është 9 vite.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.