Spanja autorizon testet mbi vaksinën – “Johnson & Johnson” do fillojë testet klinike te njerëzit
Agjencia Spanjolle e Barnave ka autorizuar testin e parë klinik në Spanjë të një vaksine kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një konferencë të posacme për shtyp, duke shtuar se rekrutimi i vullnetarëve do të fillojë “menjëherë”.
Kjo është vaksina nga kompania Janssen, në pronësi të shumëkombëshes amerikane, Johnson & Johnson Vaksina do të testohet në 190 vullnetarë të shëndetshëm. 400 të tjerë do të shtohen në Gjermani dhe Hollandë. Ndërkohë, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka raportuar 3,829 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit, një rritje e lehtë krahasuar me 3,781 dje.
Një rekord të ri infektimesh ka prekur edhe Franca, me thuajse 7 mijë infeksione të reja në 24 orë. Progresi me vaksinën ndërkohë po vijon në shumë shtete dhe kompani, dhe janë me dhjetra vaksinat të cilat po testohen dhe që kanë një potencial mjaft të lartë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.