Spanja shton masat antiCovid – Detyron maskat në ambientet e jashtme për t’i bërë ballë Omicron
Spanja do ta bëjë të detyreshme vendosjen e maskave në ambiente të jashtme përsëri dhe do përshpejtojë procesin e vaksinimit, në përpjekje për të përmbajtur variantin Omicron, sipas Kryeministrit Pedro Sanchez. Me thuajse 80% të popullsisë së vaksinuar dhe me programin e dozave nxitëse që po merr vrull, Spanja ishte kryesisht e mbrojtur nga një valë e madhe e infeksioneve që bëri shumë shtete europiane të mbyllen gjatë Vjeshtës. Megjithatë, me mbërritjen e Omicron së fundi, rastet janë rritur ndjeshëm, në një rekord prej rreth 50,000 infeksionesh të reja ditën e Martë, pavarësisht se shtrimi në spital dhe njësi intensive qëndron relativisht i ulët krahasuar me valët e mëparshme.
Vendosja e maskave në ambiente të brendshme ka qenë e detyrueshme në Spanjë dhe shumë banorë vendosën të mbulojnë fytyrën edhe në ambiente të jashtme, pavarësisht se detyrimi ligjor u hoq nga Qershori. Kryeministri Sancehz i kishte bërë thirrje liderëve rajonalë që të koordinojnë masat kundër Omicron, që përbën tashmë mbi 50% të rasteve të rejha, nga 3% një javë më parë. Adminsitrata e tij propozoi gjithashtu të zbusë rregullat në llojet e testimeve në shtëpi që farmacitë mund të shesin dhe lajmëroi 292 milionë euro për të përforcuar sketorin e trajtimit primar, sipas Qeverisë. Ndasitë politike mes rajoneve e vështirësojnë marrëveshjen e gjerë mbi masat konkrete.
Në Katalonja, ku shifrat në njësitë intensive janë sa dyfishi i mesatares kombëtare, adminsitrata e majtë ka urdhëruar mbylljen e klubeve të natës, ka caktuar limite në grupet që mund të mblidhen dhe ka kërkuar miratim në gjykat për një shtetrrethim gajtë natës, që është masa më e ashpër e dispionueshme. Nga ana tjetër, liderja konservatore e Madridit, Isabel Diaz Ayuso, që fitoi zgjedhjet në Pranëverë duke premtuar kufizime më të lehta, ka premtuar se do ta majë sektorin e mikpritjes të hapur me çdo kusht. Banorët në rrugët e Madridit janë të ndarë mbi nevojën e masave më të ashpra apo jo. Pavarësisht shtimit të masave anti-Covid, Sanchez u përpoq të qetësojë banorët. “Ky nuk është Marsi 2020 dhe nuk janë Krishtlindjet e vitit të kaluar”- tha ai në një konferencë me liderët rajonalë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.