Spekulime për Deutsche Bank – ICBC dhe JPMorgan mohojnë raportet se do të blejnë aksione të bankës
Banka amerikane JP Morgan ka mohuar një lajmërim të revistës gjermane WirtschaftsWoche, se është interesuar për të blerë aksione te huadhënësi Deutsche Bank, pas rënies së vlerës në treg të bankës.
Banka me seli në New York dhe Banka Industriale e Tregtare e Kinës ICBC, ishin përmendur si pretendentë në investim për shkak se Frankfurti kërkon të rrisë rëndësinë pas Brexit sipas revistës, që bazohej në spekulime nga bankierët e investimeve në qytet. JP Morgan refuzoi spekulimet ndërsa zyrtarët e Detsuche dhe ICBC nuk kanë komentuar.
Deutsche Bank është tregtuar në nivele rekord të ulëta muajin e kaluar. Ndryshimi në manaxhim dhe plani për të reduktuar prezencën globale dhe fuqinë punëtore nën ekzekutivin e ri Christian Sewing, dështoi të rrisë besimin e investitorëve.
Huadhënësi do të shkurtojë të paktën 7,000 vende pune, pas përpjekjeve për të rikthyer përfitueshmërinë në vitet e fundit. Paralelisht, revista raportoi se kancelarja gjermane Angela Merkel, ka diskutuar mbi situatën e Deutsche Bank me kreun e bankës zvicerane UBS, Axel Weber. Zëdhënësit e Merkel lajmëruan se Qeveria beson te strategjia e re e Deutsche Bank dhe se raporti kishte për bazë spekulimin.
Aksionet e bankës u rritën me 6.3% gjatë sesionit tregtar, duke e çuar rënien për këtë vit në rreth 37%.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.