Spitali me impiant fotovoltaik – Investimi 150 mijë euro, plotëson tërësisht nevojat për energji
Me një investim prej 150 mijë euro, në Spitalin rajonal të Lezhës është instaluar impianti fotovoltaik, që përmes prodhimit të energjisë nga dielli, do të plotësojnë tërësisht nevojat e këtij institucioni shëndetësor për energji elektrike.
Projekti është realizuar nga Universiteti Politeknik i Milanos dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe qeveria italiane. Ndërkohë që, ambasadori Italian në vendin tonë tha se do të mbështetja për këto projektet do të vijojë.
“Besojmë se projekte të tilla do të zhvillohen dhe zgjerohen edhe në të ardhmen dhe qeveria shqiptare do të ketë mbështetjen tonë”.
“Është jo vetëm një investim që kursen energjinë elektrike por impiantet voltaike janë një formë energjie e pastër, e cila nuk është e dëmshme për mjedisin”- tha Manastirliu.
Me instalimin e këtij impianti, Spitali rajonal i Lezhës do të kursejë rreth 50 milionë lekë në vit nga buxheti, të cilat do të përdoren për më shumë barna dhe materiale mjekësore në shërbim të qytetarëve.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.