‘Spiunazh rus’ në Bullgari – Ministri i Jashtëm i jep 24 orë afat diplomatit të largohet nga vendi
Bullgaria këtë të martë ka kërkuar përjashtimin e imunitetit të një diplomati rus pasi ai ka refuzuar të largohet nga vendi, i ndjekur nga akuzat për spiunazh.
“Bullgaria ka nxitur ambasadorin rus për të njoftuar diplomatin, i cili ishte një sekretar i parë në ambasadën e Sofies, se ka vetëm 24 orë kohë për tu larguar nga vendi” – tha ministri i jashtëm në një deklaratë.
Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së Bullgarisë drejt Rusisë për të tërhequr diplomatin e saj brenda 72 orëve, pas një hetimi të specializuar, i cili konfirmoi akuzat e spiunimit të tij ndaj shtetit anëtar të BE-së.
Në një deklaratë gjatë të hënës, Prokurori Special i Bullgarisë theksoi se rezultatet e hetimeve treguan se diplomati kishte “zhvilluar spiunazh përmes takimeve të rregullta komplotuese” për gati një vit, që nga shtatori 2018.
Takimet ishin me qytetarë bullgarë, duke përfshirë edhe një zyrtar të rangut të lartë me qasje në informacione të klasifikuara për Bullgarinë, Bashkimin Europian dhe NATO-n, u shpreh prokurori.
Imuniteti diplomatik i këtij burri, megjithatë, i ndaloi prokurorët ta paditnin atë pas këtij hetimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.