“Stabiliteti Financiar Botëror” – FMN: Janë shtuar rreziqet ndaj sistemit financiar
Rreziqet ndaj stabilitetit financiarë janë shtuar, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar përpara takimeve të pranverës mes fondit dhe Bankës Botërore. Raporti 6-mujor “Stabiliteti Financiar Botëror”, i bën thirrje vendeve që të kontrollojnë rreziqet mbi borxhin dhe ato financiare, në mënyrë që të promovojnë një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse.
Sipas raportit, kushtet financiare botërore janë shtrënguar në krahasim me Tetorin e kaluar. Cënueshmëritë financiare janë shtuar në sektorët e korporatave dhe institucionet financiare jo-banka. Fondi thekson se nëse rritja ekonomike në vendet e zhvilluara ngadalësohet më shumë se ç’pritet, tensionet tregtare vazhdojnë, apo nëse Britania del pa marrëveshje nga Europa, kushtet financiare do të shtrëngohen më tej dhe vendet me themele jo të forta ekonomikë do të pësojnë goditje.
Fondi argumenton se tregjet në zhvillim kanë qenë kryesisht elastik ndaj luhatjes së tregjeve financiarë në të gjithë botën në fund të 2018-ës. Sipas raportit fiskal të fondit, që u publikua në të njëjtën ditë, politikat fiskale në të gjithë botën janë përqendruar në promovimin e rritjes ekonomike, por kanë lënë jashtë përshtatjen ndaj ndryshimeve demografike, teknologjisë së avancuar dhe integrimit të mëtejshëm botëror.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.