Stabilizohen çmimet në Britani/ Inflacioni qëndron poshtë objektivit të Bankës së Anglisë
Inflacioni në Britani ka mbetur i qëndrueshëm në nivelin më të ulët në 3 vite gjatë Nëntorit, poshtë objektivit të Bankës së Anglisë prej 2%, përpara takimit të politikave monetare më vonë gjatë Javës. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me një normë vjetore prej 1.5% për të dytin muaj radhazi në Nëntor. Shifra nuk ka gjasa të ndryshojë pritshmëritë e Bankës së Anglisë për normën bazë të interesit në takimin e kësaj jave, pavarësisht reduktimit të pasigurisë politike në Britani nga fitorja e Boris Johnson.
Banka e Anglisë bëri të ditur muajin e kaluar se inflacioni do të bjerë në 1.25% në fillim të vitit të ardhshëm , për shkak të çmimeve të energjisë dhe ujit. Megjithatë, çmimet nuk kanë gjasa të rikthehen sipër 2%-shit, që ndodhi pas referendumit për brexit. Inflacioni bazë, që përjashton çmimet e luhatura të energjisë, karburantit, alkoolit dhe duhanit, mbetën të qëndrueshme në 1.7% në Nëntor.
Të dhëna të tjera nga zyra e Statistikave në Londër treguan se çmimet e shtëpive u rritën me një normë vjetore prej 0.7% në Tetor, që është rritja më e dobët në 7 vite.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.