Stadiumet “në fokus” të Bashkive – Shpallet tenderi për Maliqin, fondi dhe detajet
Bashkia Maliq ka shpallur një tender me fond 14.9 milionë lekë, për rikonstruksionin e Stadiumit të Maliqit. Ky tender është për fazën e parë të punimeve, e cila përfshin rikonstruksionin e fushës së futbollit.
Sipas detajeve bashkangjitur projektit, projekti do të manifestohet brenda një afati 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri më 11 mars, ora 10:00.
Pak ditë më parë, një tjetër tender është shpallur për rikonstruksionin e zonës përreth stadiumit të Gjirokastrës. Ky i fundit, me një fond 26.6 milionë lekë.
SCAN
Lexo edhe:
Shpallet tenderi/ Si pritet të duket stadiumi i Gjirokastrës pas rikualifikimit?
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.