Standard i ri i vaksinimit në SHBA – Fauci: Regjimi i plotë duhet të ketë 3 doza, përfshirë atë nxitëse
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se shumica e amerikanëve që janë vaksinuar kundër Covid-19, duhet të marrin një dozë nxitëse dhe se doza shtesë mund të bëhet me kalimin e kohës si standard i ri për të përcaktuar kush është vaksinuar plotësisht. Fauci dhe ekspertë të tjerë të sëmundjeve kanë thënë se presin që Covid-19 do të kthehet nga Pranvera në një sëmundje endemike në SHBA, ç’ka nënkupton se virusi do vazhdojë të qarkullojë në nivel më të ulët, duke shkaktuar vatra më të vogla dhe më pak ndërprerëse në vazhdim.
Megjithatë, disa kanë shprehur shqetësime mbi rritjen e infeksioneve në SHBA në javët e fundit, një trend që pritet të marrë vrill ndërkohë që më shumë amerikanë do të udhëtojnë për t’u mbledhur me familjet për ditën e Falenderimeve. Fauci tha se shumica e amerikanëve që janë vaksinuar plotësisht duhet të marrin tashmë një dozë nxitëse bazuar tek të dhënat që tregojnë se ofron mbrojtje shtesë përtej asaj që shihej pas vaksinimit origjinal. Deri më tani, 33 milionë amerikanë kanë marrë një dozë nxitëse.
Qeveria ka zgjeruar së fundmi përshtatshmërinë për një dozë shtesë tek të gjithë të rriturit. Studimet nga Izraeli dhe vende të tjera tregojnë se mbrojtja nga vaksina zbehet me kalimin e kohës. Fuaci tha se ndërsa të dhënat fillimisht sugjeruan se ky është problem kryesisht për të moshuarit, ka prova së fundmi se ndodh tek të gjithë grupmoshat. Ndërkohë që eksperienca me vaksinat rritet, është e besueshme që përcaktimi i vaksinimit të ploë në SHBA të përbëhet nga 3 doza të Pfizer apo Moderna dhe 2 doza të J&J, sipas Fauci.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.