Starbucks mund t’i lejojë klientët të paguajnë me bitcoin
Kompania njoftoi se do të bashkohet me Microsoft dhe Intercontinental Exchange, pronari i New York Stock Exchange, tashmë do ti lejojë klientët të përdorin monedhën e bitcoin për të blerë artikujt në dyqane.
Kompanitë po punojnë në një platformë të quajtur Bakkt për t’i lejuar përdoruesit të ruajnë monedhën digjitale në mënyrë që të jetë e tregtueshme për produktet. Si fillim, Starbucks nuk do të depozitojë ose të pranojë direkt monedhën, por Bakkt do ta kthejë monedhë digjitale të njerëzve në dollar amerikanë e cila mund të përdoret në të gjithë rrjetin e dyqaneve të kafesë.
Starbucks tha se masa është pjesë e një përpjekjeje për të qëndruar inovative dhe t’u ofrojë klientëve më shumë mënyra për të paguar. Bitcoin (BTSC), monedha e parë që do të jetë në dispozicion në Bakkt, është një monedhë e zhurmshme alternative, por rritja e popullaritetit të saj ka qenë larg qëndrueshmërisë.
Në fund të vitit të kaluar, vlera e një bitcoin ishte aq e lartë sa kapi vlerën e 20.000 dollarëve, por çmimi, aktualisht është 7.400 dollarë. Njerëzit gjithashtu mund të blejnë vetëm një pjesëz të një bitcoin. Bakkt pritet të nisë në muajin nëntor, dhe është e paqartë kur Starbucks do të jetë në gjendje të zbatojë teknologjinë nga e cila do të vihet në përdorim për konsumatorët. Platforma gjithashtu do të jetë në dispozicion për tregtarët e tjerë për t’u përdorur.
Kjo nuk është hera e parë që Starbucks është rritur në kartën e pagesave digjitale. Në vitin 2011, ajo u bë një nga shitësit e pare më të mëdhenj për të pranuar pagesat nëpër dyqane. Vendimi i Starbucks për të përvetësuar monedhën mund të ndihmojë në legjitimitizimin e mëtejshëm të përdorimit të bitcoin.
Por kjo nuk është kompania e parë amerikane për ta realizuar këtë. Overstock (OSTBP), Expedia (EXPE) dhe Microsoft (MSFT) janë kompani të cilat janë gjithnjë e më shumë në rritje në mënyrë që ti lejojë konsumatorët për të blerë produktet online me monedhën e bitcoin.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.