Starbucks planifikon të mbyllë 150 dyqane vitin e ardhshëm
Starbucks do të mbyllë dyqind dyqane, të cilët kishin një performancë të dobët që do të kryejnë kompanitë vitin e ardhshëm, rreth tre here më shumë sesa mbylljet e zakonshme. Dyqanet më të prekur zakonisht janë vendosur kryesisht në zonat urbane që janë dendësisht të mbi populluara me dyqane Starbucks.
“Performanca jonë e fundit nuk pasqyron potencialin e markës sonë të jashtëzakonshme dhe kjo nuk është e pranueshme”, tha themeluesi i Starbucks Kevin Johnson, në një deklaratë për shtyp. “Ne duhet të lëvizim më shpejt në mënyrë që të adresojmë preferencat dhe nevojat e ndryshme të klientëve tanë”.
Zyrtari Kryesor Financiar Scott Maw tha se mbylljet “kishin një ndikim”.
Për të ndihmuar në rritjen e shitjeve, Starbucks do të zhvillojë tregtimin në pijet më të shëndetshme, siç mund të jenë një shumëllojshmëri çajrash me sheqer të ulët, duke u bazuar tek konsumatorët të cilët janë më të ndërgjegjshëm për shëndetin e tyre.
Kompania tha se deri më tani në 2018 -ën, shitjet e Frappucino kanë rënë në 3%. Vitin e kaluar shitjet e pijeve të përziera me sheqer ishin 4%, krahasuar me 5% në 2016 –ën dhe 17% në 2015 -ën. Kompania po planifikon gjithashtu të rritë iniciativat e saj digjitale dhe të kërkojë më shumë konsumatorë për të nënshkruar aplikacionin e saj.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.