Starton “Kupa e Botës” – Rusia ka shpenzuar 11 miliardë dollarë për evenimentin
Ka startuar Kupa e Botës “Rusi 2018”, nën ritmet e muzikës dhe një ceremonie madhështore në stilin Super Bowl. Në stadiumin Luzhniki të Moskës aty ku do të zhvillohet edhe finalja e këtij kompeticioni, pak minuta përpara startit të takimit hapës mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, Robie Williams dhe sopranoja 30-vjeçare Aida Garifullina ndezën skenën.
Looking good, Robbie 👌#WorldCup pic.twitter.com/ZBd82tqXap
— FIFA World Cup 🏆 (@FIFAWorldCup) June 14, 2018
Më pas fjalën e morën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i FIFA-s, Giani Infantino të cilët uruan zhvillimi një Botërori të bukur ku të mbizotërojë festa mes tifozëve.
Presidenti Vladimir Putin ka shpenzuar 6 vite dhe më shumë se 11 miliardë dollarë për të përgatitur ngjarjen më të rëndësishme sportive në vend, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë, që milionë tifozë do të qendrojnë në Rusi për rreth 1 muaj, Kremlini zyrtar shpreson të tregojë një fytyrë më miqësore dhe të thyejë një pjesë të izolimit ndërkombëtar, që Rusia po e vuan që kur aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Por, pavarësisht se Rusia ka shpenzuar rreth 678 miliardë rubla ose 11 miliardë dollarë, analistët mendojnë se nxitja për ekonominë do të jetë e kufizuar dhe afatshkurtër, shumë më pak se Lojërat Olimpike Dimërore Sochi 2014, që kushtuan një rekord prej 50 miliardë dollarë. Por, organizimi me sukses i këtij evenimenti do të ndihmojë në lehtësimin e izolimit të Rusisë, sidomos nga Europa.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.