Starton viti i ri shkollor, Veliaj: Eliminojmë mësimin me dy turne
Ka startuar sot viti i ri shkollor 2017-2018, ku mbi 495 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës, nga këta 33 mijë vogëlush për herë të parë.
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka zgjedhur që urimin ta bëjë nga inaugurimi I shkollës së re “Hoxha Tahsin”.
“Dua t’iu uroj të gjithëve gëzuar vitin e ri shkollor. Jam shumë i lumtur që sot në gjithë Tiranën janë hapur 191 shkolla. Në shkollat ekzistuese kemi bërë shumë punë, shumë riparime. Jam shumë i lumtur, që së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla këtë vit do hapin 4 shkolla të reja, dhe kjo është e para, shkolla “Hoxha Tahsin”, ku në mënyrë të ndjeshme ka ulur mësimin me dy turne. Pjesa më e madhe e shkollave kanë kaluar me një turn, si “Shkolla e Kuqe”, “Fa Noli” etj. Më në fund kemi ardhur në një ditë ku gjimnazet që bëjnë mësimin me dy turne numërohen me gishta. Në fakt janë vetëm dy, ndërkohë që gjithë gjimnazet e tjera kanë kaluar turni i parë”.
Edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla uroj nxënësit për një vit të mbarë.
“Më lejoni ju prindër dhe nxënës t’iu urojë suksese në këtë rrugëtim me standarde të reja të cilësisë. Posaçërisht atyre 33 mijë fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Suksese 37 mijë mësuesve në të gjithë vendin. Janë 495 mijë nxënës, djem dhe vajza, drita jonë e syrit, të cilët në duhet ti shërbejmë me tër forcën e pasionit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.