Statistikat e hotelerisë – Kosova vizitohet më shumë nga shqiptarët dhe turqit
Kosova vazhdon të jetë e vizituar më shumë nga shqiptarët. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti, ku llogariten 64 501 vizitorë, nga të cilët 9,630 janë nga Shqipëria.
42.69% e vizitorëve janë vendorë, kurse 57.31% ishin vizitorë të jashtëm. Pas shqiptarëve, turqit zënë vend të dytë, e më pas renditet SHBA dhe vendet fqinj të, si vizitor të Kosovës.
Ndërsa, numri i bujtjeve ishte 86 227, ku 40.70 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 59.30% nga të huajt.
Pjesë e anketës ishin 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.