Statistikat e transportit janar 2017/Avionët e trenat, rritje në transportin e pasagjerëve dhe mallrave. Tragetet shënojnë rënie
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat zyrtare të sektorit të transportit. Referuar të dhënave, rezulton se fluturimet ajrore kanë fituar terren kundrejt linjave detare, si për transportin e mallrave ashtu edhe të pasagjerëve. Të dhënat e janarit 2017 dëshmojnë për një rritje të numrit të pasagjerëve që kanë përdorur linjat ajrore dhe për një rënie të pasagjerëve që kanë përdorur linjat detare.
Po ashtu, i njëjti fenomen është konstatuar edhe për transportin e mallrave.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 218 mijë/ton. Krahasuar me Janarin 2016, ky tregues është ulur me 10,3 %. Në portin e Durrësit janë ngarkuar/shkarkuar 97,7 %, e sasisë së mallrave të ngarkuar/shkarkuar në të gjitha portet.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë, për kilometër, është rritur 24,8 %, krahasuar me janar 2016, kryesisht transport ndërkombëtar.
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është rritur 5 %, në krahasim me Janar 2016.
Në transportin ajror operojnë 15 shoqëri fluturimi dhe janë kryer 1.806 fluturime ajrore, duke shënuar një rritje me 9,3 %, ndaj Janar 2016.
Në Janar 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur 28,6 %. Transporti ajror i pasagjerëve zë peshën më të madhe me 71,6 %.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 75.984 persona, krahasuar me Janar 2016, ky tregues është ulur 3,5 %
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.