Statistikat e transportit. Rritet volumi i mllrave të transportuara nëpërmjet rrugëve detare
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit janar të vitit 2021 ka rënë volumi i mallrave të transportuara me hekururdhë dhe nëpërmjet ajërit, por nga ana tjetër është rritur volumi i mallrave të transportuara në rruge detare. Rritja shënohet me 11%, nga 329 mijë ton që ishte në janarin e 2020-ës në 366 mijë ton në janarin e këtij viti. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.672 ton-kilometër, duke u ulur me 13,6%, krahasuar me Janarin e vitit 2020 që ishte 3091 ton-kilometër. Transporti në rrugë ajërore po ashtu ka një ulje me 15.9%.
Referuar po këtyre të dhënave shohim se në muajin janar të këtij viti shihet një rënie e numrit të fluturimeve me afërsisht 50%. Sa i përket transportit të pasagjerëve, sipas të dhënave është ulur ndjeshëm numri i pasagjereve si më rrugë detare po ashtu edhe në rruge ajërore. Në Janar 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare ka qenë 32.977 pasagjerë, ndërsa i atyre që kanë udhëtuar me linja ajrore, ka qenë 87.231 pasagjerë. Krahasuar me Janarin e vitit 2020, këto tregues janë ulur 52,8 dhe 64.5% respektivisht, por sidoqoftë baza e transportit të pasagjerëve mbetet “deti” dhe “ajri”
Gjatë janarit të 2021-it, mallrat e eksportuara me det zënë 64,6%, ato me rrugë 33,2% dhe me ajër 0,2%, ku në të treja këto vlera vërehet një ulje, e ndërsa vlera e mallrave të tregtuara është 69,2mld lekë dhe 54,0% e tyre është transportuar nëpërmjet detit.
Xhorxhina Deda / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.